Sipas medias serbe Nova që thirret në burime të mirinformuara në Bashkimin Evropian procesi i dialogut tani për tani nuk është në listën e prioriteteve të para të bllokut evropian dhe ka ngecur në vend tani për tani, transmeton Gazeta Metro.
Siç raporton Nova edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur tërësisht dhe nuk duket as në horizont shenjat se ky proces do të mund të ngrihej në nivelin më të lartë. Ky fakt ka frustruar Beogradin zyrtar, ndërsa Prishtina, përkatësisht kryeministri Albin Kurti, është tërësisht i pa interesuar për takim me presidentin serb Aleksandar Vucic.
Amerikanët janë deri diku të zhgënjyer me veprimet dhe sjelljen e Kurtit, por do të ishte gabim të të mendohej se kryeministri kosovar është i favorizuar apo i mbrojtur nga Gjermania. Berlini ka prioritete tjera dhe nuk brengoset aq as për Kosovën e as Serbinë në këtë periudhë.
Qeveria e Scholz është e përqendruar në Rusinë dhe Ukrainën, ndërsa në Ballkanin Perëndimor po punojnë seriozisht vetëm për dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të tjerët janë në plan të dytë.
Nga BE dhe Kuinti nuk ka asnjë presion ndaj presidentit serb Vucic, edhe sa i përket Kosovës apo marrëdhënies ambivalente me Moskën. Pretendimi i BE’së që të respektohen vendimet e saj rreth sanksioneve ndaj Federatës Ruse janë erga omnes dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Serbinë dhe kompanitë serbe shkruan gazeta serbe Nova.
Nova shkruan më tej sipas burimeve të tyre në Bruksel theksojnë se “Ballkani i Hapur” është tregim dhe ide tërësisht amerikane, por kjo nuk është një e metë saj, pasi tani SHBA dhe janë partnerë. BE ka qëndrim parimor që i qëndron prapa çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropaine, por Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i mungojnë tre fqinjët.
“Nëse Ballkani i Hapur do të përfshinte Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën do të kishte mbështetjen absolute të BE’së. Ne nuk kemi problem me Ballkanin e Hapur si ide, brenga jonë është se ajo nuk është e plotë dhe se nuk do të shkaktonte ndasi dhe rivalitete në rajon brenda disa viteve që do të sillte deri tek destabilizimi. BE është e përmbajtur pasi dëshiron të presë të shikojë nëse edhe tre shtetet tjera ballkanase do të hynin. Synimi ynë është të parandalojmë çdo burim destabilizimi. Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës që të funksionojë dhe të ketë kuptim. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë komplementarë, nuk e përjashtojnë njëri tjetrin dhe do të mund të sillnin përfitime me kusht se do të respektoheshin parimet dhe vlerat, nisur nga gjithë përfshirja” i ka thënë ky burim në Bruksel gazetës serbe Nova./gazetametro.net