Loading…

Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

  • 26/01/2017 | 08:08

Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

Ngritja e nivelit të dialogut Kosovë – Serbi, me përfshirjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat vazhdimisht po i kërkon opozita, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

Kurse, analistët politikë thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli ka thënë se situatat e krijuara në vend pas veprimeve të fundit nga Serbia ishin tema kryesore të takimit.

“Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia, që qëllim kishte destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë”, ka deklaruar Thaçi në një konferencë për medie.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë