Për herë të parë delegacionet e Serbisë dhe Kosovës do të udhëhiqen nga krerët më të lartë të shtetit, Presidenti dhe Kryeministri.
Kështu do ndodhë  sot, ku përkundër tensionimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, në Bruksel do të takohen presidentet dhe kryeministrat e të dyja vendeve.
Askush nuk e di pse dhe çfarë do të bisedohet mes dy vendeve. Këtë përgjigje po e kërkojnë edhe tri partitë Opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Madje që të tria po kërkojnë ndërprerjen e këtyre bisedimeve që për ta janë pa kushte dhe të dëmshme për Kosovën./gazetametro.net