Loading…

Dicaprio lanson dokumentarin e tij ‘’Before the Flood ‘’

  • 31/10/2016 | 13:05

Dicaprio lanson dokumentarin e tij ‘’Before the Flood ‘’

National Geographic sot pati premierën e dokumentarit “ Before the Flood” kushtuar ngrohjes globale.

Dokumentari shfaq aktorin Leonardo Dicaprio përgjatë udhëtimeve në vende të ndryshme  të botës, ku përfshihen biseda me zyrtar të lartë shtetërorë, shkencëtarë dhe po ashtu me njerëz të cilët kanë përjetuar pasoja direkte me fenomenin e ngrohjes globale.

Regjia e filmit “Before the Flood” është bërë nga regjisori Fisher Stevens i cili përfshinë aventurën tre vjeçare të aktorit të mirënjohur duke intervistuar individë të çdo sfere, ku diskutohet në atë që duhet të bëhet sot dhe në të ardhmen për të parandaluar përçarje katastrofike  të jetës në planetin tonë”.

Në këtë dokumentar do të mësoni për vendet në proces të zhvillimit dhe po ashtu për vendet e zhvilluara të cilët ofrojnë pamje unike, pasionante dhe pragmatike.

https://www.youtube.com/watch?v=90CkXVF-Q8M

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë