Loading…

Dielli ndikon në shëndetin mendor më shumë se çdo faktor tjetër i motit

  • 18/11/2019 | 15:23

Dielli ndikon në shëndetin mendor më shumë se çdo faktor tjetër i motit

Dielli ka qenë gjithmonë i shoqëruar me lumturinë dhe efektet e ngritjes së humorit. Sasia e kohës midis lindjes dhe perëndimit të diellit është fitues i dukshëm midis faktorëve të tjerë të motit kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit tuaj mendor dhe emocional, transmeton Gazeta Metro.


Studimi i fundit nga Universiteti Brigham Young tregon se si gjendja shpirtërore e dikujt është e lidhur me motin dhe faktorët shoqërues siç janë rrezet e diellit, ditët me re, temperatura, shiu dhe ndotja.

Ky studim zbulon se njerëzit kanë më shumë gjasë të tregojnë ankth mendor gjatë ditëve të shkurtra me më pak diell.

Më shumë se çdo faktor tjetër, orët e reduktuara të diellit mund të rrisin shqetësimin mendor, ndërsa ekspozimi ndaj diellit i bën gjërat të duken në rregull.

Rezultatet e këtij studimi nxorën në pah se kohëzgjatja e dritës së ditës ishte më e rëndësishme në ndikimin në gjendjen shpirtërore të njerëzve përkundrejt sasisë së rrezeve të diellit që merren. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë