Loading…
Dieta me banane që po ‘çmend’ të gjithë: Si ti humisni 3 kg për 4 ditë
  • 26/03/2019 | 16:52

Dieta me banane që po ‘çmend’ të gjithë: Si ti humisni 3 kg për 4 ditë

Nëse jeni nga ata persona që i premtoni vetes se do merren me aktivitete fizike e nuk bëjnë asgjë. Nëse po kërkoni një dietë që të hani shëndetshëm e te bini nga pesha atëherë kjo dietë është për ju, transmeton Gazeta Metro.


‘’Morning Banana Diet’’ është një regjim ushqimor i shpikur në 2008-ën nga mjeku japonez Kazuyoshi Fujimoto. Edhe pse kanë kaluar thuajse 11 vite nga momenti kur kjo dietë u bë popullore në të gjithë botën, ajo vazhdon të mbetet një nga të preferuarat për mijëra njerëz. Sekreti i saj qëndron pikërisht tek konsumi i përditshëm i bananes, një nga frutat më të pasur në vlera ushqyese si kalium, fibra të tretshme në ujë, proteina komplekse, vitaminë C.

Dieta me banane nuk ju kufizon nga pothuajse asgjë, si dhe ju lejon të humbisni deri në 3 kg brenda 4 ditësh. Por jo vetëm kaq, mbajtja e kësaj diete të paktën 2 herë në vit parandalon shfaqjen e diabetit të tipit 2, dhe sëmundjet kardiovaskulare.

MËNGJESI

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, kështu që përpiquni të mos e neglizhoni apo thjesht të kufizoheni me një kafe. Niseni ditën me një lëng të shtrydhur bananesh ose 1 kos pa yndyre me banane. Sipas mjekut Fujimoto, mund të hani deri në 3 banane për mëngjes, shoqëruar me 3 gota me ujë të vakët. Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm, këshillohet të pini deri në 2.5 litra në ditë.

DREKA

Dreka duhet të nisë me një banane. Më pas konsumoni pjatën që keni ose kanë përgatitur të tjerët për ju, ku sigurisht preferohet mishi pa yndyrë, si ai i pulës, fileto e gjelit dhe peshku, perimet e gatuara në avull ose të ziera, dhe sallatat me perime jeshile. Ndalohet kategorikisht ngrënia e bukës, ëmbëlsirave, patateve, orizit dhe karbohidrateve. Dreka nuk duhet të kalojë porcion e 70 gramëve për çdo përbërës.

DARKA

Edhe darka duhet të nisë me një banane të pjekur mirë, 100 ml qumësht pjesërisht i skremuar dhe dy vezë pjesërisht të ziera. Gjatë darkave në vijim këshillohet të hani perime të pagatuara, frutat e sezonit, lëng limoni dhe portokalli dhe çaj të gjelbërt./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë