Në Leposaviq janë përfshirë nga zjarri dy vetura me targa serbe., njoftojnë nga Policia e Kosovës në raportin peridok të fundit të tyre, shkruan Gazeta Metro.
Rastin e ka lajmëruar pronari i veurave, i cili ka arritë të lokalizoj zjarrin, dhe aty ka gjetur edhe një shishe benzin, që dyshohet se është përdorë nga zjarrvënësit.
Ky rast ka kaluar për hetime të mëtutjeshme.
Njoftimi i plotë:
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime”, thuhet aty./gazeametro.net