Loading…

Digjen dy vetura të serbëve të Kosovës në Zubin Potok: Reagojnë nga Presidenca

  • 30/03/2023 | 12:50

Digjen dy vetura të serbëve të Kosovës në Zubin Potok: Reagojnë nga Presidenca

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mbrëmë janë djegur dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, në Zubin Potok, shkruan Gazeta Metro.


Vela në postimin e tij ka shtuar se, strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas.

Ai po ashtu ka deklaruar se, arsyeja për këtë duket të veturat kishin targa RKS.

Pos kësaj, ai ka shtuar edhe se, sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës, janë vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën.

‘‘Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën’’, ka thënë Vela. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë