Në Mitrovicën Veriore, në ndërtesën katërkatëshe është djegur një banesë, të lënduar nuk ka por është shkaktuar dëmi i madh material.
Banesa në të cilën ka shpërthyer zjarri gjendet në rrugën Mbreti Petar.
Shefi operativ i policisë regjionale Zeljko Bojic i ka deklaruar agjencisë serbe Tanjug se në zjarr askush nuk është lënduar sepse në momentin e shpërthimit të zjarrit askush nuk ishte në banesë, përcjell gazetametro.net
Bojic ka thënë se është shkaktuar dëmi i konsiderueshëm material dhe se shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, dhe prezent ishte edhe policia.
Në përdhese të ndërtesës ku është banesa e cila u dogj gjenden hapësirat e njërës nga bankat kosovare. /gazetametro.net