Loading…

Digjet historia në Paris: Gjithçka nga tragjedia në katedralen ‘Notre Dame’

  • 16/04/2019 | 00:06

Digjet historia në Paris: Gjithçka nga tragjedia në katedralen ‘Notre Dame’

Në pasditen e sotme në qendër të Parisit u kaplua nga zjarri katedralja ‘Notre Dame’, për të cilën nuk dihen shkaqet ende, por zjarri nisi në nënkulm të kishës, transmeton Gazeta Metro.


Katedralja ‘Notre Dame’ ishte në renovim të përgjithshëm, ku Kisha Franceze mblodhi fonde shtesë vitin e kaluar për ta restauruar pasi kisha kishte dëme nga moti dhe vjetërsia. Ndërtimi i saj u nis në 1160.

Katedralja e famshme Notre Dame, është monumenti më i vizituar i kryeqytetit francez, vizitohet nga 12 milionë njerëz në vit. Rëndësia e saj artistike e arkitekturale është e madhe pasi që konsiderohet shembull i arritjes së arkitekturës gotike mesjetare franceze.

Fillimisht u lajmërua se kulmi po i digjet katedrales pastaj pastaj dolën edhe pamje në media sociale, por me vonë me intervenimin e autoriteteve franceze u krijua kordon rreth qendrës së qytetit. Çka trishtoi Parisin së pari ishte tymi dhe flakët që shiheshin nga larg por çka i shtangu ishte rënia majës spirale të katedrales që dëmtoi edhe kulmin.

Presidenti Emmanuel Macron anuloi fjalimin dhe shkoi drejt në vend të ngjarjes ku deklaroi “Po na digjet historia”.

E gjithë bota kishte vëmendjen në Paris, reagoi edhe Presidenti Trump, me propozime në Twitter, Vatikani po lutej për shpëtimin e kishës, poashtu edhe protestantët e Kishës Anglikane të Mbretërisë së Bashkuar. Udhëheqësit si Angela Merkel, Theresa May, Barack Obama të gjithë po i inkurajonin autoritetet franceze.

Deriss parizienët po vajtonin jashtë në rrugë e kishat tjera në Paris po i rrihnin këmbanat, zjarri nuk po shuhej dhe tani kishte kapluar kullat e këmbanave. Komandanti i Zjarrëfikëzve të Parisit Jean-Claude Gallet, lajmëroi se po tentonin të shpëtonin veprat e artit në katedrale dhe se isht rrezik që e gjithë struktura e katedrales nëse kulla e kambanave bie.

Dy të tretat e kulmit të katedrales është shkatërruar, spiralja ra, autoritetet franceze deklaruan “se shpëtuan strukturën” e katedrales. Dy kullat janë djegur por qendrojnë ende.

Një zjarrëfikës raportohet të jetë lënduar rëndë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë