Loading…

Digjet lokali i policit në veri të Mitrovicës

  • 09/03/2017 | 10:04

Digjet lokali i policit në veri të Mitrovicës

Një dyqan me veshje për fëmijë është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:05 në rrugën “Kral Petar” në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se dyqani është pronë e policit Bane Jakovleviq, por që ky biznes është udhëhequr në emër të nënës së tij, Petrojka Jakovleviq.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm në shenjë hakmarrje ndaj policit Jakovleviq, për të cilin thuhet se është i përzier në punë të pista duke përfshirë edhe kontrabandën me mallrat e ndryshme.

Deri tani nuk dihet autori apo autorët e këtij incidenti, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë