Loading…

Digjet një kamion i KEDS’it në Mitrovicë (Foto)

  • 16/02/2017 | 14:05

Digjet një kamion i KEDS’it në Mitrovicë (Foto)

Para pak minutash, puna e KEDS’it në fshatin Rahovë të Mitrovicës, ka përfunduar jo si zakonisht. Kamioni i cili ka qenë duke kryer punët atje, është djegur.


Ky kamion raportohet se është djegur për shkaqe teknike, gjersa po ndërronte shtyllat.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Gazetës Metro, shihet kamioni i djegur.

16790727_10208023142805999_693575528_n-1
Këtë gjë për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ë, zëdhënës i Policisë, ka sqaruar se nuk ka ndonjë motiv tjetër përpos aksidentit.

“Po, para pak minutash është djegur një kamion i KEDS’it në Rahovë. Shkaqet e djegies nuk lidhen më diçka tjetër, përpos shkaqeve teknike”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, KEDS është duke punuar në ndërrimin e gjithë sistemit të bartjes së energjisë, që nga koha kur shpërndarjes e energjisë e ka marrë në përgjegjësi të vet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë