Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Mbreti Longar” në ora 13:00.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./gazetametro.net