Loading…

Digjet vetura dhe studio e Flori Mumajesit (Foto)

  • 18/12/2016 | 23:53

Digjet vetura dhe studio e Flori Mumajesit (Foto)

Një zjarr masiv ka përfshirë një parking në zonën pranë sheshit “Willson” në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Tre makina janë djegur ndërsa ndodheshin në parking. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5.

Mësohet se një prej makinave të djegura është e këngëtarit të njohur, Flor Mumajesi. Siç raportojnë mediat në Tiranë zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

a

Burime konfidenciale nga vendngjarja thonë për Syri.net se zjarri i madh që ka shpërthyer në rrugën “Ymer Kurti” ka përfshirë një godinë 3-katëshe në të cilën ndodhet edhe studio diskografike e këngëtarit Flori Mumajesi.

Studio e tij është përfshirë nga flakët, ndërsa edhe makina e tij që kushton 140 mijë është djegur nga zjarri. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Në vendngjarje ndodhen 5 forca të zjarrfikësve.

Nga kati i tretë i godinës është nxjerrë një person i asfiksuar, i cili është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe 5 zjarrfikëse që kanë lokalizuar flakët dhe po punojnë për shuarjen e tyre. /gazetametro.net

 

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë