Loading…

Digjet një xhami në Deçan (Video)

  • 13/01/2017 | 22:48

Digjet një xhami në Deçan (Video)

Ka marrë flakë xhamia e fshatit Drenoc të Deçanit të premten rreth orës 21:00.


Djegien e xhamisë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj megjithatë ka thënë se ende nuk mund të japë një version për atë se si zjarri ka kapluar xhaminë.

Ndërsa banorë të fshatit Drenoc kanë thënë për Klan Kosovën se dyshimet e para për zjarrin janë se ka ndodhur për shkak të rrymës, saktësisht për shkak të një trafoje e cila gjendet shumë afër xhamisë.

Po ashtu, njoftohet se në xhami ka qenë edhe një shporet që ndezët me drunj, i cili zakonisht është ndezur për të kryer faljen nga besimtarët të premteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë