Loading…

Digne i Aston Villës: Të dielën ndaj Cityt, ta përfundojmë në mënyrën më të mirë

  • 20/05/2022 | 09:28

Digne i Aston Villës: Të dielën ndaj Cityt, ta përfundojmë në mënyrën më të mirë

Mbrojtësi i Aston Villës, Lucas Digne përmes një postimi në Twitter ka falënderuar tifozët e skuadrës për mbështetjen e tyre këtë sezon, ndërsa pretendon se të dielën ndaj Cityt do të provojnë ta përfundojnë stinorin në mënyrën më të mirë, transmeton Gazeta Metro.


Jo vetëm në Angli por në të gjithë botën vëmendja do të jetë në dy ndeshjet e Premier League, Manchester City-Aston Villa dhe Liverpool-Wolves. Në rast të fitores së ‘The Reds’ kundër Wolves dhe një humbje apo barazim të Cityt, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shpallet për herë të 20’të në historinë e saj kampion në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë, mbrojtësi francez, Lucas Digne në një postim të tij në Twitter pas barazimit të djeshëm ndaj Burnley 1-1, ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre dhe përkrahjen që i kanë bërë ekipit këtë sezon, por pa harruar të përmend edhe sfidën e së dielës ndaj Cityt.

”Faleminderit për mbështetjen që na dhatë gjatë gjithë sezonit dhe mirëpritjen që më bëtë. Ne u përpoqëm të fitonim ndeshjen e fundit në Villa Park, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Në ndeshjen e fundit të dielën për ta përfunduar në mënyrën më të mirë,” shkroi ai.


Digne ishte transferuar tek skuadra e Steven Gerrard gjatë afatit kalimtar të janarit nga Everton për shumën e 25 milionë eurove dhe kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është rikthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm në formacionin startues, ku është paraqitur në 15 ndeshje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë