Loading…

Dikovic: KFOR-i garant i sigurisë

  • 23/08/2018 | 19:13

Dikovic: KFOR-i garant i sigurisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisa Dikovic është takuar sot me komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci , me të cilin kë biseduar mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përgjatë “vijës administrative”, ka njoftuar Ministria serbe e mbrojtjes.


Ministria serbe e mbrojtjes kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e quan “vijë administrative”, ndërsa për Kosovën flet sikur të ishte pjesë e Serbisë.

Me vlerësimin se situata e sigurisë në Kosovë është e ndërlikuar, Dikovic ka porositur se Ushtria e Serbisë KFOR-in e njeh si faktor të rëndësishëm të stabilitetit dhe garant të sigurisë për popullatën dhe mbrojtjen e trashëgimisë nacionale, kulturo-historike e fetare serbe në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

Takimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë me komandantin e KFOR-it mbahet rregullisht, ndërsa fjala është për takime të nivelit të lartë të Komisionit të përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes ushtarake-teknike, të cilin e përbëjnë komisioni i komadës së KFOR-it dhe komisioni i përfaqësuesve të forcave të sigurisë së Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë