Loading…

Diku është mbi 2 mijë euro, por ku rënditet Kosova me pagën minimale

  • 11/06/2022 | 08:10

Diku është mbi 2 mijë euro, por ku rënditet Kosova me pagën minimale

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.


Sipas një infografike të publikuar nga REL, paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 257 euro.

Pas Luksemburgut, me paga minimale më të larta renditen Holanda, Belgjika, Gjermania e Franca.

Në Holandë, paga minimale është 1 mijë e 725 euro, në Belgjikë 1 mijë e 658 euro, në Gjermani 1 mijë e 621, derisa në Francë 1 mijë e 603 euro.

Vendet me pagën më të ultë minimale janë Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia.

Në Kosovë është 130 apo 170 euro(varësisht nga mosha), në Shqipëri 248 euro, në Bosnjë 300, derisa në Turqi 328 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë