Loading…

Dikur kampion me Real Madridin: Me çka merret tani Fabio Coentrao

  • 02/01/2022 | 12:12

Dikur kampion me Real Madridin: Me çka merret tani Fabio Coentrao

Fabio Coentrao ishte pjesë e skuadrës së Real Madrid në një periudhë kur ‘Mbretërit’ regjistronin rekorde mjaft të mira.


Portugezi fitoi dy tituj të La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe pesë trofe të tjerë në aventurën me Real Madrid.

Coentrao bëri më shumë se 100 paraqitje me ‘Los Blancos’, duke u aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Por, jeta e tij tashmë ka ndryshuar krejtësisht. Si 33 vjeçar, ai bën një jetë afër/në det, me anijen e tij, duke përcjell traditën familjare, përcjell lajmi.net.

Lojtari kishte blerë anije qysh kur ishte lojtar, por tashmë pas pensionimit i është përkushtuar edhe më shumë kësaj lloj jetese.

“Jeta në det nuk është turp, siç mendojnë njerëzit. Është punë si gjithë të tjerat. Jo vetëm kaq, deti është i bukur dhe ne kemi nevojë për të”, u shpreh portugezi.

Fabio Coentrao në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Benfica, Zaragoza, Monaco, Sporting dhe Real Madrid.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë