Loading…

Dikur nënkryetar i LDK’së, tash e braktis përfundimisht

  • 26/03/2017 | 15:09

Dikur nënkryetar i LDK’së, tash e braktis përfundimisht

Ish-nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, që ishte edhe kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë, duket se ka braktisur këtë parti.


Që një kohë të gjatë ka kritika për udhëheqësit e LDK-së, por së fundmi janë bërë më të fuqishme, raporton Periskopi

Ajo që është me rëndësishmja, ai një natë më parë, kur u shënua 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së në Prizren nuk ishte aty.

Isa Mustafa që drejton këtë parti, kishte marrë me vete thuajse gjithë anëtarët e këtij subjekti, madje edhe Vjosa Osmanin që është ndër më kritiket, por nuk arriti ta kishte edhe Eqrem Kryeziun.

Mustafa shkroi në rrjete sociale e edhe dërguan njoftime që shënuan këtë përvjetor por nuk e panë të arsyeshme të flisnin për mungesën e Kryeziut, me të cilin mendonte të udhëhiqte këtë komunë.

Ndryshe, kryeziu javë më parë ka deklaruar se nuk do të jetë votues i LDK-së. E shkas për këtë ai ka thënë se janë Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri.

“Kam deklaruar se përderisa në LDK është Isa e Ismeti nuk do të votoj atë parti”, ka thënë ai.

Këtë vit do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq nuk përjashtohen edhe ato nacionale në Kosovë.

E kohë më parë ai kishte deklaruar se fatkeqësi për Kosovën është qeveria Mustafa, shkruan Periskopi.

Kryeziu, gjithmonë ka pasur poste të larta në LDK, madje ishte deputetët i saj në Kuvendin e Kosovës, për disa legjislatura me radhë.

Festa në Prizren për 27 vjetorin e LDK-së në këtë Komunë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë