Loading…

Dikur qytet i ëndërruar, tani emigranti thotë se Afganistani ishte vend më i mirë se San Francisco

  • 05/06/2023 | 19:42

Dikur qytet i ëndërruar, tani emigranti thotë se Afganistani ishte vend më i mirë se San Francisco

Një emigrant në SHBA që ka ardhur nga Afganistani dhe ka hapur një dyqan në qytetin e San Franciskos që e qeverisin vetëm demokratët  ka thënë se ky qytet tash është në gjendje më të keqe se Afganistani dhe Iraku, transmeton Gazeta Metro.


Emigranti Zaid i cili foli për Fox News ka thënë se bandat e qytetit i kanë vjedhur atij më shumë se 100,000 dollarë në para dhe vlerë të mallrave sidomos të duhanit dhe vjedhësit nuk janë kapur asnjëherë.

Ai tha se politikanët duhet ta kuptojnë se gjendja në këtë qytet është më e keqe se në Afganistan e Irak. Sipas tij në këto vende vjedhësit dënohen kur kryejnë krime gjë e cila nuk ndodhë në San Francisko.

Zaid shtoi se ai sheh dyqane teksa grabiten në baza ditore pasi që kriminelët e dinë se policia nuk do të bëjë asgjë. Ai është shprehur se herën e fundit kur u vodh dyqani i tij kriminelët ishin brenda dyqanit për rreth 20 minuta pastaj janë larguar me dy makina dhe policisë nuk i ka mjaftuar kjo kohë për të arritur në vendin e ngjarjes.

Zaid ka deklarua se ky qytet ka problem të madh edhe me narkotikët e të pastrehët. Sipas tij qyteti është përkeqësuar sidomos pas pandemisë së Covid-19./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë