Loading…

Dikur shok me Neymarin, sot në prova te skuadra e njohur e Kosovës

  • 18/07/2019 | 14:37

Dikur shok me Neymarin, sot në prova te skuadra e njohur e Kosovës

Nënkampioni i Kosovës, FC Prishtina, po vazhdon me përgatitjet për sezonin e ri dhe që nga 15 korriku kanë filluar me stërvitjet dy herë në ditë, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë këtyre stërvitje, skuadra e Prishtinës është duke sprovuar edhe tre futbollistë. Një brazilian, jugkorean dhe ish mbrojtësin e kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, Adem Jahaj.

Futbollisti brazilian quhet Davi Ferrari dhe si i ri në grupmosha ka pasur një karrierë të bujshme, madje ka qenë edhe shok skuadre me yllin brazilian, Neymar, raporton Gazeta Sheshi.

Ferrari së bashku me yllin brazilian, Neymar

Ai ka luajtur për Fluminensen dhe Flamengon, ndërsa ishte tubuar edhe nga kombëtarja braziliane për të rinj.

Davi luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet që së shpejtë të merret vendim për të, sikurse edhe për të tjerët që janë në prova, teksa në Prishtinë Davi ka ardhur me rekomandimin e menaxherit Ben Ademi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë