Loading…

Dikur të rrezikuara nga zhdukja: Zbulohen mbi 180 mijë breshka gjigante në një ishull të Seychelles

  • 14/10/2026 | 08:39

Dikur të rrezikuara nga zhdukja: Zbulohen mbi 180 mijë breshka gjigante në një ishull të Seychelles

Rreth 180 mijë breshka gjigante të Aldabrës jetojnë në gjendje të egër në atollin me të njëjtin emër, në arkipelagun e Seychelles.


Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë specie, e cila në të kaluarën ishte e rrezikuar.

Sipas The Guardian, përfundimi vjen nga një studim i Fondacionit të Ishujve të Seychelles dhe Universitetit të Exeterit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga viti 2018 deri më 2022. Vlerësimi i fundit zëvendëson shifrën e mëparshme prej rreth 100 mijë breshkash, të raportuar në fund të viteve 1990.

Atolli Aldabra është një nga vetëm dy vendet në botë ku këto breshka jetojnë të lira në natyrë, krahas ishujve Galapagos, ku popullata është dukshëm më e vogël.

Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit të Ishujve të Seychelles, Frauke Fleischer-Dogley, e cilësoi këtë rezultat si dëshmi të rëndësisë së përpjekjeve afatgjata për mbrojtjen e natyrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë