Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se kanë shkatërruar bunkerin nëntokësor që i përkiste udhëheqësit terrorist të vrarë iranian, Ajatollah Ali Khamenei, në Teheran, i cili sipas tyre vazhdonte të përdorej nga zyrtarë të lartë iranianë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas IDF-së, rreth 50 avionë luftarakë të forcave ajrore izraelite morën pjesë në sulm, duke hedhur afërsisht 100 bomba mbi objektivin ku po strehoheshin elita e mbijetuar e regjimit ekstremist në Teheran.
Ushtria izraelite tha se bunkeri nëntokësor shtrihej nën disa rrugë dhe përfshinte shumë hyrje si dhe dhoma të posaçme për mbledhje të anëtarëve të lartë të regjimit të Alisë.
Sipas IDF bunkeri ishte ndërtuar si një objekt emergjent dhe i sigurt për menaxhimin e operacioneve ushtarake nga udhëheqësi Ajetollahu.
“Bunkeri nëntokësor u ndërtua nën kompleks dhe ishte një aset i sigurt emergjence për menaxhimin e luftës nga udhëheqësi, i cili u eliminua para se të arrinte ta përdorte atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Forcat e Izraelit, ku kompleksi vazhdonte të përdorej nga mbetjet e fundit të regjimit islamist./gazetametro.net
הבונקר התת-קרקעי, נבנה מתחת למתחם והיה נכס חירום מאובטח לניהול הלחימה על ידי המנהיג, שחוסל טרם הספיק להשתמש בו במבצע ‘שאגת הארי’. לאחר חיסול ח’אמנהאי, המתחם המשיך לשמש את בכירי המשטר האיראני.
לאורך שנים, המשטר השקיע את מאמציו להקמת המתחם התת-קרקעי, במטרה לבסס עבורו מקום לקידום… pic.twitter.com/LlPmHSFlR7
— Israeli Air Force (@IAFsite) March 6, 2026