Loading…

Dikush i vendos Armend Mujës në Kuvend një mesazh, “Mitrovica meriton më mirë”

  • 11/06/2021 | 11:09

Dikush i vendos Armend Mujës në Kuvend një mesazh, “Mitrovica meriton më mirë”

Dilema se kush do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja, po vazhdon ende.


Dy kandidaturat më të mundshme janë kryetari aktual Agim Bahtiri dhe deputeti Armend Muja, shkruan Jepi zë.
Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për të parin e Mitrovicës, ndërsa Muja ende jo, por ai ka vazhduar të takojë disa herë qytetarët mitrovicas.

E njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mujës, sociologu Ramadan Beshiri, sot përmes një fotgrafie nga Kuvendi i Kosovës ka shpalosur një mesazh ku shkruan ” Mitrovica meriton më mirë”.

Ky mesazh përveç që shpreh pakënaqësinë e tij për udhëheqjen aktuale, mund të merret edhe si sinjal për një kandidaturë të mundshme të Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Madje, ky mesazh vije pikërisht nga ulësja e Armend Mujës në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe disa parti politike kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar komuash, ndersa në Mitrovicë pritet që brenda muajit qershor t’i kemi të njohur kandidatët që do t’i hyjnë garës për të parin e qytetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë