Loading…

Dikush nuk e gjeti votën e bashkëshortes e dikush tjetër as votën e vet, ankesa në PZAP nga kandidatët për asamble

  • 05/11/2021 | 10:02

Dikush nuk e gjeti votën e bashkëshortes e dikush tjetër as votën e vet, ankesa në PZAP nga kandidatët për asamble

60 kandidatë për Kuvend Komunal në Mitrovicë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi janë të bindur se janë dëmtuar gjatë numërimit të votave.

Xhevdet Ferizi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk e gjeti as votën e vetë në vendvotim, kur u shpallën rezultatet. Kurse Edison Tërnava nga Partia Demokratike thotë se nuk i figuroi vota e bashkëshortes së tij.

Kandidatët thonë se dëmtimet ndodhin përbrenda subjekteve që u përkasin.

Përfaqësuesi ligjor i ankuesve, Mirsad Peci, thotë se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, në rast se PZAP vendos në disfavor të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë