Analisti politik, Driton Selmanaj në emisionin “Click” në RTV 21, i tha presidentit Thaçit se dikush nuk po e thotë të vërtetën për Ushtrinë, ose ju, ose ambasadori amerikan.
“Dikush nuk po e thotë të vërtetën, ose ju president, ose ambasadori amerikan, dhe sekretari i NATO-s, për formimin e Ushtrisë”, tha ai.
Selmanaj tha se ai sot ka frikë nga kjo sjellje e presidentit Thaçi, për prishjen e partneritetit me SHBA-në dhe me NATO-n.