Loading…

Dillian Whyte shihet si kandidati kryesor për të qenë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua

  • 27/10/2022 | 14:05

Dillian Whyte shihet si kandidati kryesor për të qenë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua

Dillian Whyte po shihet si kandidati më i mundshëm për t’u përballur me ish-kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshua.

Joshua dëshiron të rikthehet në ring pasi humbi titujt, dhe në cak kishte një meç me Tyson Fury, por ky meç s’u formalizua kurrë.

Tani, emri që po lakohet më shumë në rresht me Joshua është ai i britanikut tjetër, Dillian Whyte.

‘Mirror’ shkruan se Joshua dëshiron të përballet me Dillian Whyte në një revansh, gjatë vitit tjetër, përcjell lajmi.net.

Kështu konfirmon edhe promotori i AJ, Eddie Hearn.

“Realisht, plani ishte të përballej me Tyson Fury, në dhjetor. Tani, me gjasë është shkurti ose janari për meçin e radhës”, ka thënë Hearn për ‘DAZN’.

“Kur bisedova me të, ai tha se dëshiron të përballet me Dillian Whyte, dhe dueli i tij i radhës është më 29 nëntor, kështu që duhet të shohim si ecin punët. Por, Whyte është favoriti nëse ia del”, shtoi ai.

Anthony Joshua ka nevojë të kthehet në formën më të mirë fizike dhe psikike, pas dy humbjeve radhazi të pësuara ndaj Oleksander Usyk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë