Deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është munduar që ta sulmoj opozitën, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, iu është kapur opozitës duke i pyetur nëse pajtohen të themelohet Asociacioni për t’i përmirësuar raportet me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se se Kurti nuk po “thotë se nuk ka asociacion” apo duhet të zbatohet e tërë marrëveshja.
“Kryeministri po thotë NUK ka veç Asociacion! Ose krejt marrëveshjen, ose hiç, sepse kështu jemi marrë vesh! Pyetja për opozitën është e thjeshtë, cili është qëndrimi juaj? Pajtoni me themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera? APO, jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëveshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito.”, ka pyetur Basha.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Lajçak e Borell po thonë, themeloje Asociacionin, e pastaj flasim! T’njejtën kërkesë e ka Vuçiqi
Kryeministri po thotë NUK ka veç Asociacion! Ose krejt marrëveshjen, ose hiç, sepse kështu jemi marrë vesh!
Pyetja për opozitën është e thjeshtë, cili është qëndrimi juaj?
Pajtoni me themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera?
APO,
Jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëveshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito.”
Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.”
Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?