Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Dimal Basha, përveç përplasjes që pati me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ai është përplasur edhe me kolegët nga partia e tij, pas shkuarje në pauzë nga seanca, shkruan Gazeta Metro.
Situata në Kuvendin e Kosovës për pak sa nuk eskaluar përderisa aty po votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare.
Këto të fundit për t’u miratuar duhet votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Pasi pa një status të Hekuran Muratit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi u shpreh i indinjuar duke thënë se LDK nuk do të marrë pjesë më në votime.
Pas fjalimit të Gashit, ndërhyri deputeti i VV’së, Dimal Basha, i cili i bëri thirrje LDK’së që të votojë edhe kundër marrëveshjeve me amerikanët.
Në momentin e replikës së Arben Gashit ndaj Dimal Bashës, ky i fundit u ndal tek karrigja e deputetit të LDK’së duke i thënë të mos flas.
E kjo shkaktoi nervozizëm tek LDK.
“Baju. Bajuuu. Marrëveshjet ndërkombëtare për marrjen e kredive për një projekt-pilot ne e arsyetuam kundër. Sepse ideologjikisht dhe teknikisht vlerësojmë se është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për. Ju doni mu sjell me këtë gjuhë në Kuvend, kjo nuk krijon momentum bashkëpunimi”, tha ai.
Ndërkaq Dimal Basha duket se është përplasur edhe me kolegët e tij nga VV, pas pauzë në seancë. Ai shihet duke debatuar fortë me shefen e deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila.
Më poshtë pamjet. /gazetametro.net