Presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka thënë se Rusia po planifikon më shumë sulme me raketa në infrastrukturën energjetike të vendit të tij, me ç’rast ai i cilëson ato si gjenocid duke i lënë ata pa energji, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Daily Mail, Zelenskyy tregoi se si gjashtë milionë shtëpi janë goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike pas një breshërie të sulmeve me raketa të Kremlinit.
Ndërsa avokati më i lartë i vendit Andriy Kostin tha se familjet në Ukrainë po përballen me një dimër të zymtë pa dritë dhe nxehtësi, mes temperaturave të ulëta.
Ai tha se sulmet në rrjetin e energjisë kanë në shënjestër ‘kombin e plotë ukrainas’. /gazetametro.net