Loading…

Ding- dong: Gjiko po sjell një ‘uragan’, shumë shpejt publikon 12 këngë

  • 22/10/2019 | 21:16

Ding- dong: Gjiko po sjell një ‘uragan’, shumë shpejt publikon 12 këngë

Asdren Gjikolli apo siç njihet me emrin e artit Gjiko, është duke punuar që një kohë për projekte të reja muzikore.


Gjatë kësaj periudhe, ai vazhdimisht është parë në studion e RedBox, nga ku edhe nxori hite të mëdha, të cilat kanë pushtuar platformat e ndryshme muzikore.

Ndonëse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, i njëjti së fundmi ka bërë disa postime në llogarinë personale, Instagram, përmes të cilave tregon se ka finalizuar 12 këngë.

“10 orë në ditë, 12 këngë janë të përfunduara”, është mbishkrimi që Gjiko ia ka vënë imazhit, ku në të shfaq edhe logon e RedBox.

Më shumë rreth këtyre projekteve, reperi nga Peja muaj më parë paralajmëroi një ‘mixtape’ të ri, që lë të kuptohet se këto këngë mund të jenë pjesë e tij.

Në ndërkohë, këtë vit ai lansoi disa këngë të suksesshme, përfshirë “Coco Jumbo”, “My Bro” dhe “Bakllava” në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.

Gjiko po ashtu ka qenë më i përkushtuar edhe ndaj familjes, pasi u bë baba për herë të parë i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Zëri, nga martesa me prezantuesen Elita Rudi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë