Loading…

Dinjiteti në politikën e Albin Kurtit dhe politika pa dinjitet

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 21/03/2020 | 16:57

Dinjiteti në politikën e Albin Kurtit dhe politika pa dinjitet

Unë jam i bindur se një pjesë jo e vogël e qytetarëve të Kosovës po besojnë se Albin Kurtin nuk mund ta korruptoj askush. Por edhe më shumë jam i bindur se shumica e qytetarëve të Kosovës besojnë me bindje të plotë se, nuk ka korrupsion më të madh politik dhe jo vetëm, sa ftohja dhe dëmtimi i raporteve tona me SHBA-n. E Kryeministri Kurti është flamurtar i këtij lloj korrupsioni përndryshe më të dëmshmin në njëzet vitet e fundit. Kurti për më keq e ka zyrtarizuar këtë qeverisje korruptive.


Shkruan: Faton Abdullahu

Por përkundër kësaj, nisur nga kjo logjik e të menduarit dhe vepruarit në politikë, ai, ashtu si deri më sot, do të vazhdoj të kujdeset shumë që, mbi të gjitha e parasegjithash të jetë i dinjitetshëm në politikë, bile qoftë edhe me faktin se krejt Kosovën do ta sjell në pozitë të padinjitetshme. Më lejoni ta shpjegoj më gjatë krejtë këtë. Kurti mendon se dinjiteti vije nga brenda, (kështu e tha në Kuvend para pak ditësh) prandaj dëshiron që të jemi të gjithë të dinjitetshëm. Ai përpiqet të na siguroj të gjithëve këtë. Por ne të gjithë, nëse prishim raportet me SHBA-n, ashtu si ka vazhduar Kurti, do të përfundojmë të padinjitetshëm. Pa dinjitet do të mbetet edhe Kosova. Pra dinjiteti vije edhe nga jashtë. Por këtë Kurti nuk dëshiron ta kuptoj, prandaj e mohon duke bërë interpretim pa kuptim pragmatik e logjik.

Unë jam i bindur gjithashtu se Kurti jeton fuqishëm, nuk mbijeton, por jam edhe më i bindur se Kosova nuk mbijeton as nuk mund të bëhet e fuqishme, por bëhet pre e lehtë dhe qyqare, pa raporte shumë të mira me SHBA-n. Këtë Kurti nuk e kupton. Kurrë nuk e ka kuptuar. Kurti dëshiron që gjithnjë në çdo rrethanë politike në çdo vendim politik ai dhe Kosova të jenë të dinjitetshme. Por dinjitetin e tij personal Kurti kurrë nuk e flijon për dinjitetin kolektiv as të Kosovës. Kurrë. Ose Kurti dhe Kosova bashkë të dinjitetshëm ose asnjëri. Ai nuk e kupton se në politikë dinjiteti vije shkallë shkallë e jo menjëherë dhe ‘me ka krejt’ dhe kësaj i thonë pragmatizëm politik.  Në këtë rrugëtim, proces të vështirë, shkallë shkallë, sidomos për shtetet e vogla dhe kombet e ndara,– politikani edhe mund të vlerësohet e perceptohet se është i pa dinjitet, por ai si pushtetarë e di se të mirat për vendin e tij vijnë shkallë shkallë, brenda një procesi, pak nga pak. Kurti këtë kurrë nuk deshi ta kuptoj, sepse dëshiroj që në politikë gjithnjë dhe plotësisht të jetë me doemos i dinjitetshëm. Prandaj ai në opozitë fiton shumë por mbetet gjatë e në pozitë fiton pak e mbetet shkurtë.  Me këtë mungesë logjike e pragmatizmi në politikë, që në shqip i thonë ‘mos me ja ditë hallin vetit’ ne nuk do të përfitonin ta zëmë në Rambuje asgjë, sepse do të refuzonim çdo gjë. Do të ishte kështu sepse duke dashur me të drejtë të fitojmë atë që na takon, do ta refuzonim atë që morëm me mundësitë që i krijuam. Ky refuzim i plotë i Rambujes do t’i bënte politikanët e asaj kohe për një kohë të duken të dinjitetshëm, po krejt Kosova do ta mbette pa dinjitet. Kurti në Rambuje do të bënte thjeshtë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë dhe atë që po e bën sot, sepse do të nisej nga logjika e pa logjikë në politikë- të mbetet vetë me çdo kusht i dinjitetshëm në politikë, pavarësisht se do ta lente Kosovën të padinjitetshmë në gjithçka. Me këtë (pa) logjikë në politikë, do të vepronte njëjtë edhe në Vjenë, edhe me Planin Ahtisari, edhe me FSK-n, edhe me Kushtetutën, edhe me krejt atë që kemi sot e që ka ardhur hap pas hapi, shkallë pas shkalle. Sikur të kishim një qasje të tillë si Kurti në politikë tash njëzet vite, sot do të kishim kaçak të ‘dinjitetshëm’ në male dhe krejt Kosovën pa dinjitet të harruar nga SHBA-t të sunduar nga Serbia dhe duke u përpjekur të mbijetoj e shpresoj për ndonjë ndihmë nga bota arabe apo edhe Rusia. Krejt këto që kemi sot i kemi arritur duke mos qenë me Kurtin as si Kurti. Do të arrijmë edhe më shumë duke vazhduar të mos jemi me politikat e tij të ‘dinjitetshme’.

Egocentrizmi i Kurtit, metafizika e tij në politikë, pa vibrimin dialektik e sensin pragmatik, prej njeriu që nuk ka lexuar shumë, por që mban mend shumë nga ato pak që ka lexuar nga shkencat shoqërore, do ta determinoj këto ditë përgjigjen negative ndaj ofertës së re të LDK-së. Ai do ta refuzoj LDK-n për të vazhduar qeverisjen bashkë sepse ajo nuk pranoj të jetë sa e si Kurti dhe LV-ja e ‘dinjitetshme. LDK vonë e kuptoj, edhe më vonë e refuzoj, filozofinë e ‘dinjitetit dhe politikës’ te LV-ja sepse grykësia për pushtet ja mjegulloj optikën politike për shtet.  E kot do të ishte të vazhdoj kjo qeveri, sepse edhe sikur Kurti t’i pranonte tre kushtet e ofruara nga kryetari i LDK-së Mustafa, shara prapë do të haste në gozhdë, sepse Kurti dëshiron me çdo kusht të mbetet i dinjitetshëm. Prandaj unë nuk jam ‘Me Kryemnistrin’ por jam me Kosovën.

(Autori është analist i njohur politik dhe kolumnist i rregullt, ky artikull është shkruar enkas për Gazeta Metro).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë