Loading…
Grammy Awards: Artisti i famshëm shihet nën shoqërimin e Erës e Duas
  • 10/02/2019 | 16:31

Grammy Awards: Artisti i famshëm shihet nën shoqërimin e Erës e Duas

Dj dhe producenti I njohur Diplo ka  publikuar në Insta Storie të tij  video dhe foto nën shoqërinë e artisteve shqiptare Dua Lipa e Rita Ora, transmeton Gazeta Metro


Mbrëmjen e kaluar u organizua edhe një festë pre-Grammy që mblodhi një numër të madh artistësh. Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha ndodheshin aty.

Dj Diplo ka publikuar në Insta Stories video dhe foto bashkë me artistet shqiptare.

Ai ka postuar fillimisht një video të Duas ku e ka kapur “mat” teksa ajo këndonte një këngë të Cardi B, krahë të dashurit të saj Isaac Carew. Më pas Diplo ka ripostuar një foto të Era Istrefit ku duken së bashku dhe kanë pozuar para kamerës

Sot është një ditë e rëndësishme për artistët pasi mbahet ndarja e çmimeve Grammy. Edicioni i 61-të këtë vit kthehet në Los Anxhelos, ndërsa vitin e shkuar u mbajt në Neë York. Alicia Keys, artistja e cila numëron 15 çmime Grammy, është ajo që do të moderojë shfaqjen.

Kendrick Lammar kryeson listën e nominimeve në 8 kategori, i ndjekur nga Drake me 7 e të tjerë artistë. Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy këngëtaret shqiptare janë nominuar në kategorinë ‘Best Neë Artist’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë