Loading…

‘Diplomaci Schwarz’: BE ka humbur besueshmërinë por SHBA është me ne tha kryediplomatja e Kosovës

  • 09/12/2021 | 13:43

‘Diplomaci Schwarz’: BE ka humbur besueshmërinë por SHBA është me ne tha kryediplomatja e Kosovës

Ministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në intervistën e saj për Newsweek ishte e ashpër ndaj Bashkimit Europian duke konsideruar se nuk ka besueshmëri në procesin e negociatave dhe është treguar me standarde të dyfishta në Ballkanin Perëndimor duke lejuar ndikimin malinj të Rusisë përmes Serbisë. Ajo shtoi me vetëbesim se SHBA qëndron fuqishëm prapa Kosovës, duke shpërfillur porositë e vazhdueshme e njëzëri të SHBA dhe BE për dialogun në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Shefja e diplomacisë kosovare në ditën që do të mbahet Samiti i Demokracisë në SHBA i organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden, i ka thënë se Newsweek se SHBA është ‘polica e sigurimit jetësor’ e shtetit të Kosovës.

Ministrja Schwarz ka thënë se BE nuk ka qenë mjaftueshëm serioze në parandalimin e konfliktit dhe ka humbur një pjesë të konsiderueshme të autoritetit. Ndryshim i madh qëndrimi politik nga çka është parë nga qeveria Kurti, me administratën e kaluar amerikane ishte e ftohtë thënë së paku. Me të renë e Joe Biden, ishte lajkatare dhe si tani në dukje paraqiten se nuk ka problem. Ndërsa shenjat janë për t’u parë nga të gjithë se SHBA ka dallime në qëndrim me qeverinë e Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë dhe e kanë bërë të qartë këtë disa herë.

“Duke injoruar gjerësisht kërcënimin në rritje BE ka humbur – dhe po humb çdo ditë e më shumë – besueshmërinë dhe autoritetin në Ballkan”. Kritikën e vazhdoi duke theksuar procesin e anëtarësimit në BE, ku nuk e saktësoi por mund të nënkuptohet se po shpërblehet Serbia. ”Në njërën anë, ata e kanë atë që e quajnë metodologji të BE për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësim me shtetet e Ballkanit, ndërsa në anën tjetër, BE nuk është mjaftueshëm serioze në parandalimin e konflikteve dhe ka humbur mjaft nga autoriteti duke ju shmangur rregullisht adresimit të çështjes së bullistin agresiv të Ballkanit”.

Ministrja Gërvalla – Schwarz tha me se “ne e dimë që Kosova ka një mik të vërtetë dhe të qëndrueshëm në Shtëpinë e Bardhë, që e ka njohur Kosovën që nga 1990 dhe që ka qenë përkrahëse përgjatë rrugëtimit tanë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë”.

Newsweek e theksojnë në artikull se Gërvalla-Shwarz ka hedhur poshtë çdo pretendim se Shtëpia e Bardhë është “ftohur” me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, qeveria e të cilit ishte raportuar se fillimisht ishte lënë jashtë listës së të ftuarve për Samitin e Demokracisë të Presidentit Biden.

“Nuk ka mëdyshje, dhe nuk duhet të ketë fare; Shtetet e Bashkuara janë fuqishëm në anën tonë” i ka thënë Gërvalla-Schwarz Newswek.

Gabriel Escobar i dërguari i special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, e ka përsëritur disa herë qëndrimin e SHBA’së se pajtohen me qëndrimin e BE’së për marrëveshjet e Brukselit, që ka këmbëngulur në zbatimin e tyre. Nuk ka lënë hapësirë për mëdyshje emisari amerikan Escobar se mbështesin fuqishëm përpjekjet e ndërmjetësit të Dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimit Europian.

Refuzimi i projektit të gazpërçuesit amerikan nga qeveria Kurti me arsyetimin e nevojës për shqyrtim të mëtejmë ishte parë si një çarje gjerësisht në opinionin publik kosovar. Çarje ishte së fundi e raportuar në media nevoja e SHBA’së për t’i përkujtuar kushtet në marrëveshjen për transferimit të pajisjeve ushtarake FSK’së me notë diplomatike pas tentimit të pretenduar nga ministri i mbrojtjes Armend Mehaj për t’i dhënë ato policisë së Kosovës në operacionin në veri të Kosovës.

I ngarkuari me detyrë në ambasadën amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, më ‘amerikançe’ s’ka mundur ta thotë porosinë e tyre; Kryejeni! Kjo pas e në mbështetje të deklaratës të të dërguarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, që kishte shkruar se është koha e fundit për përparim në bisedimet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë