Loading…

‘Diplomacia’ kineze: Mund të ketë ‘pasoja shëndetësore’ për kanadezët që jetojnë në Hong Kong

  • 17/10/2020 | 14:35

‘Diplomacia’ kineze: Mund të ketë ‘pasoja shëndetësore’ për kanadezët që jetojnë në Hong Kong

Ambasadori i Kinës në Kanada, Cong Peiwu, kërcënoi kanadezët që jetojnë në Hong Kong nëse Kanadaja vendos të ju jap azil aktivistëve të Hong Kong. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, reagoi ndaj diplomacisë shtrënguese të Kinës duke tërhequr vërejtjen se nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e të drejtave të njeriut si në Hong Kong e kudo në botë, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadorit i Kinës në Kanada, Cong Peiwu, kishte tërhequr vërejtjen Kanadasë të enjten që të mos miratoj azilin për aktivistët pro demokracisë nga Hong Kong, në të kundërtën kjo do të kishte pasoja për “shëndetin dhe sigurinë” e 300 mijë kanadezëve që jetojnë në Hong Kong.

Trudeau u zotua se pasi diplomati kinez në Ottawa kishte paralajmëruar kanadezët që të mos i japin azil aktivistëve pro demokracisë nga Hong Kong.

“Ne do të rezistojmë qartë dhe me zë për të drejtat e njeriut, kudo në botë, si kur flasim për situatën me të cilën përballen Ujgurët, apo kur flasim për situatën shqetësuese në Hong Kong, apo kur zbulojmë diplomacinë kërcënuese të Kinës” tha Trudeau të premten kur u pyet për komentet e ambasadorit kinez.

Tensioni i shtuar mes Kanadasë dhe Kinës u pa edhe pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Kanadasë, Francois-Philippe Champagne, menjëherë pas asaj të ambasadorit kinez të cilën e kishte cilësuar si “tërësisht të papranueshme dhe shqetësuese”.

Lideri i opozitës në Kanada, Erin O’Toole, kërkoi që diplomati kinez të kërkonte falje publike. “Nëse ambasadori dështon të bëjë këtë me shpejtësi, ne presim që qeveria të tërheqë kredencialet” tha O’Toole.

Marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Kinës janë përkeqësuar që prej se drejtorja ekzekutive e Huawei ishte arrestuar në Kanada me kërkesë të SHBA’së nën akuzën për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit dhe po pritet vendimi për ekstradim në SHBA. Menaxherja e arrestuar është e bija e themeluesit të Huawei, figurë e afërt me partinë komuniste në Pekin.

Menjëherë pas arrestit, Kina kishte arrestuar një ish diplomat kanadaez, Michael Kovrig, dhe një biznesmen kanadez, Michael Spavor, duke i akuzuar për spiunazh pas mbajtjes prej një viti pa akuzë ata u akuzuan për spiunazh. Veprim ky që shihet nga qendrat në perëndim si akt hakmarrjeje i Pekinit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë