Loading…

‘Diplomacia kineze’: Zyrtar kinezë tallen me të vdekurit nga koronavirusi në Indi

  • 03/05/2021 | 16:52

‘Diplomacia kineze’: Zyrtar kinezë tallen me të vdekurit nga koronavirusi në Indi

Ambasada e Kinës në Japoni ka publikuar një karikaturë ku shfaqnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vdekja të armatosur me një kosë me simbol izraelit që po trokiste në derën e shteteve islamike që haptas dëshmuan urrejtjen dhe antisemitizmin e tyre. Llogari e një institucioni të lartë të partisë komuniste kineze kishte vendosur të tallet me të vdekurit në Indi madje, viktima të koronavirusit SARS-CoV-2 që u shfaq së pari në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Kjo vdekja e paraqitur si Amerika me armë Izraelin është një prej shumë incidenteve të diplomatëve të Partisë Komuniste të Kinës, që tallin edhe me vdekjet nga koronavirusi në Indi këtë javë.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të sillnin ‘demokraci’, do të ishte kështu” kishin shkruar në tutll në llogarinë e ambasadës kineze në rrjetin social Twitter.

Kjo u botua të enjten pasdite por është fshirë pastaj pas shumë reagimeve negative dhe përqeshëse për këtë përpjekje tallëse.

Një person në Japoni kishte reaguar ndaj këtij postimi duke shfaqur foton e momentit të famshëm të qershorit të 1989 në Sheshin Tiananmen ku një kinez e sfidoi një kolonë tankesh të regjimit komunist kinez. “Kjo ndodh kur ju sillni demokraci në Kinë”.

Nga qendra Simon Wiesenthal kanë reaguar duke akuzuar hapur partinë komuniste kineze për antisemitizëm “Nuk ka tweet aksidental nga diplomatë të lartë kinezë. Sulm klasik i shëmtuar ndaj SHB A’së dhe Izraelit”.

Një tjetër postim këtë herë nga llogari zyrtare këtë herë drejtpërdrejt nga llogari zyrtare e Partisë Komuniste të Kinës në rrjetin social Weibo talleshin me Indinë në krizën e saj të rëndë me pandeminë e Covid-19. Madje edhe vet mediat e kontrolluara nga shteti kinez dolën kritika.

“Si ndez Kina zjarre versus Kur India ndez zjarre” shkruhej në postim të përcjellë me fotografinë e lansimit të raketave kineze në gjithësi dhe djegien e kufomave të të vdekurve nga koronavirusi në Indi.

Llogari që kishte postuar këtë është e lidhur me Komitetin Qendror për Çështje Ligjore dhe Politike, që mbikëqyr gjyqet dhe forcat e rendit në Kinë shkruan CNN.

Nga reagimet bie në sy edhe reagimi i kryeredaktorit të Global Times, Hu , gazetë shtetërore kineze e njohur për qëndrimet nacionaliste duke kritikuar postimin: “Nuk mendoj se është në rregull që llogari në rrjete sociale të disa institucioneve kineze apo forca me ndikim të tallin Indinë në këtë moment”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë