Loading…
Diplomacia perëndimore dhe pritjet e tyre nga Serbia në lidhje me Kosovën
  • Nga

  • SNEZANA CONGRADIN

  • 12/08/2019 | 18:48

Diplomacia perëndimore dhe pritjet e tyre nga Serbia në lidhje me Kosovën

Para ca vitesh, atëherë kur Aleksandar Vucic sapo ishte ngjitur në pozitën e pushtetit absolut, në biseda jo formale me këshilltarë të tij mund të dëgjohej se ndarja e Kosovës është temë e tejkaluar tashmë, ishte aktuale në kohën e Zoran Djindjic, pastaj e Vojislav Kostunica, pra deri më 2008’n dhe shpalljen e pavarësisë së krahinës së dikurshme jugore të Serbisë. Edhe më 2014’n, ekipi rreth Vucic, që merrej me Kosovën, ishin të vetëdijshëm që s’ka gjë prej temës së ndarjes së Kosovës, përkatësisht ngjitjes së veriut të Kosovës në Serbi.


Shkruan: Snezana Congradin

Fryrja e veriut politikisht, financiarisht e me pushtet të frikës që vazhdoi gjatë viteve, ishte vetëm shfaqje e dëshpëruar e përpjekjeve për të krijuar përshtypjen që Serbia, më saktë- se pushteti i atëhershëm e ka një lloj organizimi dhe plani, që nuk ja ka lënë rastësisë pritshmërinë e përfundimit të pashmangshëm, e tëra kjo vetëm për të mbijetuar më gjatë në pushtet.

Asnjë qeveri e Serbisë, tani e tridhjetë vite më herët, nuk i ka pranuar krimet dhe pastrimin e etnik, që i kryen në emër të qytetarëve të Serbisë, pushtetarët gjatë të nëntëdhjetave. Me gjithë vendimet e Hagës për krime lufte, mund ta paramendoni , gjyqe këto, ku u dorëzuan nga vetë qeveria e Kostunica dhe nga qeveria e të quajturit demokrat, Boris Tadic, të gjithë gjeneralët dhe zyrtarët e lartë politik. Kjo politikë skizofrene, njëra e jashtme, që ka qëllim lajkatimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e tjetra politikë e brendshme që sheh opinionin publik vendor, përkatësisht votuesit, arriti atë që sot e kësaj dite qytetarët e Serbisë, nën trysninë e madhe të mediave dhe të gjitha mjeteve propaganduese, mendojnë që Kosova ju është grabitur, e që shqiptarët e Kosovës janë terroristë. Derisa horrat më të mëdhenj, fashistët dhe racistët, i sheh si luftëtarë që ranë për liri. Kjo në të vërtetë është fatkeqësia më e madhe, menjëherë pas viktimave kosovare, që e shkaktoi pushteti i diktatorit dhe kriminelit të luftës, Slobodan Milosevic.

Tani plani më i ri, ku nënkuptohet i ashtuquajturi shkëmbim- veriu i Kosovës për jugun e Serbisë, u paramendua atëherë, tash e dy vite më parë si një lloj hibridi i një mendimi të tillë, si rrjedhojë, e realisht, si lloji e shembulli më i poshtër i nacionalizmit serb, Dobrica Cosic, që jo vetëm kishte cilësitë e një nacionalisti të kalbur por edhe të një racisti të regjur. Kujtoni, ky është njëri prej shkrimtarëve më me ndikim serb, i cili shkroi se “shqiptarët janë soj më i ultë se serbët”. Racisti Cosic kishte aluduar në struktura gjenetike, si një “hitlerist” i vërtetë e një zvarranik politik…

E këtu dalim tek problemi i tanishëm. Nga ju rrodhi elitës serbe përligja e mbështetjes që ndarja e Kosovës, përkatësisht tërheqja e vijave përkufizuese mes Kosovës e Serbisë, edhe do të mund të mbështetej nga BE’ja dhe SHBA’ja. Sepse rrethanat dhe mundësitë kanë ndryshuar në relacion me ato para dhjetë,  pesëmbëdhjetë vitet e kaluara. Sot Europën e sundojnë nacionalistët, në SHBA Donald Trumpi, cilësitë e të cilit janë të ngjashme me ato të elitës së këtushme të edukuar politike e kulturore-raciste. Megjithatë, gjendja hibride, është karakteristikë e të tanishmes, kështu që politika e Trump assesi nuk po sheh drejt përafrimit me qeverinë serbe, të cilët aq shumë e dëshirojnë, ata vetëm e duan konfirmimin e asaj që është realizuar në terren si përfundimi më i mirë. Pavarësia e Kosovës. Gjithashtu, duket se nacionalistët europian nuk i shohin si partnerë qeveritarët serbë, me gjithë ngjashmëritë, bëhet fjalë për racizmin ndaj myslimanëve dhe të gjithë ata që janë jashtë kornizave të krishtera dhe të të ashtuquajturit të bardhët – partnerët e tyre.

Atë që BE’ja dhe SHBA’ja e pret nga Serbia është në të vërtetë e pandryshuar. Ata presin që Aleksandar Vucic të përmbushë premtimin që e bëri sapo mori pushtetin para gati shtatë viteve dhe të nënshkruaj pranimin e pavarësisë së kosovarëve. Kjo lloj politike nuk ndryshohet, edhe duke pasur parasysh ndryshimet drastike të rrethanave. Këtë e mbështet edhe disa zëra të herë pas here që mbështesin cilën do marrëveshje që e arrijnë qeveritarët e Kosovës dhe Serbisë. Pasi, në të vërtetë, shembulli e konfirmon rregullin. Është e qartë, edhe nëse duhet të ndodhë, për shkak të nevojës historike apo çfarëdo tjetër nevoje, në cilin do kontekst, që veriu i Kosovës do të mund ti takonte Serbisë, kjo do të ndodhte vetëm nëse në shoqërinë kosovare të gjendej konsensus mbi atë përfundim. Nga ky këndvështrim dhe nga të gjitha ato që Serbia si shtet, tash tridhjetë vite, i ka bërë serbëve të Kosovës, kjo nuk do të ishte në interesin e tyre. Integrimi në shoqërinë kosovare do të ishte në interes të tyre, dhe dalja nga ky moçal ku me të madhe po mbyten qytetarët e Serbisë.

(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës beogradase “Danas”. Teksti është i shkruar enkas për Gazetën Metro)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë