Loading…

Diplomatë e prokurorë ndërkombëtarë: Besojmë në pafajësinë e ish krerëve të UÇK’së

  • 11/06/2026 | 21:17

Diplomatë e prokurorë ndërkombëtarë: Besojmë në pafajësinë e ish krerëve të UÇK’së

Në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, që pritet të jepet brenda rreth një muaji, kanë reaguar dy figura ndërkombëtare me përvojë në drejtësinë e luftës.


Daan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, u shpreh i bindur në pafajësinë e tyre, duke thënë se nuk sheh rezultat tjetër përveç lirimit.

Ndërsa ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, deklaroi se procesi ndaj tyre është ndikuar nga një vendosmëri politike që në fazat e hershme dhe se propozimet për dënime të gjata janë joproporcionale.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa vendimi përfundimtar pritet së shpejti.

‘Shqetësuese çështja e Speciales’ – Thaçit dhe të tjerëve t’iu garantohet drejtësi theksohet në konferecën ‘Bridges of Memory’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë