Loading…

Diplomati amerikan ankohet se Trump e ‘përzuri’ nga puna

  • 03/12/2019 | 21:53

Diplomati amerikan ankohet se Trump e ‘përzuri’ nga puna

Hetimet nëse dëgjoni palët do të dalë që Trump ose është krimineli më i madh apo thjesht po bënte detyrën. Deri tani realisht asnjë dëshmitar i ftuar nuk mundi realisht të dëshmoj përtej dyshimit se Donald Trump ka shkelur mandatin e tij si president në rastin ‘Ukrainë’, transmeton Gazeta Metro.


Të gjitha dëshmitë nuk ishin të dorës së parë dhe asnjë prej dëshmitarëve nuk e kishin dëgjuar presidentin Trump të kishte thënë diçka për çka akuzohet.

Diplomatët që dëshmuan shumicën e kohës ankoheshin se nuk ishin mbështetur nga Presidenti dhe Departamenti i Shtetit. Përshtypja që fituan publiku ishte se ankoheshin për poste dhe jo për parim .

Akuzat për Presidentin Trump vazhdojnë që prej fillimit të mandatit se ai po tenton të ‘shkatërrojë’ politikën e jashtme dhe diplomacinë amerikane me zvarritjen e caktimit të diplomatëve dhe caktimin e miqve të tij në poste pa meritë dhe përvojën e duhur.

Një diplomat që e ‘pësoi’ sipas deklaratave të tij është edhe ish zëvendësi i misionit në Ambasadën e SHBA’ve në Londër, Lewis Lukens, i cili pretendon se është pushuar nga puna për shkak se kishte bërë një gabim të madh sipas tij, kishte përmendur ish presidentin amerikan Barack Obama në fjalimin  e tij.

Një javë pas fjalimit të tij të ‘kobshëm’ sipas Lewis Lukens, ai ishte pushuar nga puna nga shefi i tij Ambasadori i SHBA’ve, Woody Johnson në Mbretërinë e Bashkuar, që revista GQ ja zë për të madhe se është trashëgimtar i pasurisë së kompanisë Johnson & Johnson dhe i caktuar nga Trump. Ambasadori i Johnson i kishte thënë ‘ke marrë fund’ duke e pushuar nga posti shtatë muaj para se të përfundonte detyra dhe të nisej për një detyrë të re.

Ambasada Amerikane nuk ju ka përgjigjur kërkesave të revistës GQ për koment.

Hetimet për shkarkimin e presidentit, nëse dëgjoni të dyja palët, do të dalë që Trump ose është krimineli më i madh apo thjesht po bënte detyrën. Deri tani realisht asnjë dëshmitar i ftuar nuk mundi realisht të dëshmoj përtej dyshimit se Donald Trump ka shkelur mandatin e tij si president në rastin ‘Ukrainë’.

Të gjitha dëshmitë nuk ishin të dorës së parë dhe asnjë prej dëshmitarëve nuk e kishin dëgjuar presidentin Trump të kishte thënë diçka për çka akuzohet. Diplomatët që dëshmuan shumicën e kohës ankoheshin se nuk ishin mbështetur nga Presidenti dhe Departamenti i Shtetit. Përshtypja që fituan publiku ishte se ankoheshin për poste dhe jo për parim .

Hetimi i shkarkimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump, ka nxitur ndasi të mëdha në blloqet politike amerikane. Një gjë u kuptua pas sondazheve të fundit qytetarëve amerikanë, të dyja blloqet-djathtas e majtas- ishin ngulur në pozicionet e tyre, përveç të moderuarve të demokratëve dhe të pavarurve që nuk e mbështesin hetimin e Kongresit ndaj presidentit amerikan Trump e konsiderojnë humbje kohe derisa zgjedhjet janë 11 muaj larg.

Donald Trump është ankuar edhe për anim dhe konspiracion brenda administratës amerikane që të mos i lejohej të zgjidhej president. Ai ka përsëritur shpesh se hetimet ndaj tij ishin persekutim dhe hetimi për ndërhyrjen e Rusisë që doli në fund se nuk kishte bashkëpunim me rusët, e tani po vazhdohet me aferën ‘Ukrainë’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë