Loading…

Diplomati Amerikan fajëson Kinën për rrezikimin e botës me korona virusin, paralajmëron masa

  • 26/03/2020 | 10:03

Diplomati Amerikan fajëson Kinën për rrezikimin e botës me korona virusin, paralajmëron masa

Ambasadori i SHBA’së në Mbretërinë e Bashkuar, Woody Johnson, ka thënë se Kina ka rrezikuar botën me fshehjen e informatave rreth shpërthimit të korona virusit duke lejuar kështu përhapjen përtej kufijve të shtetit komunist, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori amerikan Johnson në një artikull për gazetën britanike The Times të publikuar të enjten se Pekini kishte ndarë informacion të rëndësishëm në mënyrë selektive derisa sa nuk ju përgjigjej autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare.

“Nëse Kina do të kishte bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, shumë nga popullata e saj, si  dhe nga e gjithë bota do t’i shpëtonin goditjes më serioze të sëmundjes”  kishte shkruar ambasadori.

“Kur kriza përfundimisht të kryhet ne do të vështrojmë me vëmendje rezultatin dhe do të vlerësojmë koston e kësaj prishje të komunikimit ndërkombëtar” tha ai.

Konflikti mes SHBA’së dhe Kinës rreth pandemisë së shpallur është përkeqësuar pas përhapjes së sëmundjes COVID-19 në SHBA e botë por eskaloi kur Kina nisi t’i shmanget përgjegjësisë pasi dolën në shesh se kishte fshehur të dhëna dhe kishte ndaluar e arrestuar mjekët kinez në Wuhan të flasin për rrezikun e atëherë epidemisë në rajonin e Hubei. Ata kishin  lejuar miliona njerëz të largohen nga provinca duke përshpejtuar procesin e përhapjes së sëmundjes.

Informacionet e duhura i ishin vonuar dhe fshehur Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se korona virusi se korona virusi transmetohet nga njeriu në njeri edhe pse kishte raporte që thuhet se OBSH i kishte injoruar. Këto raporte vinin nga Taiwan e OBSH’ja nuk dëshiron t’i rrezikoj marrëdhëniet me Kinën dhe nuk e lejon anëtarësimin e Taiwan pasi kinezët e konsiderojnë territor të tyre.

Emërimi i korona virusit ishte hapi i parë i fushatës propaganduese të Kinës së heqjes së vëmendjes nga faktet, ata këmbëngulin të mos përmendet Wuhan  apo SARS në emërimin e korona virusit të ri. Megjithëse , kjo është praktikë për të gjithë të tjerët por jo për regjimin komunist që edhe vet fillimisht i ishte referuar si ‘virusi Wuhan’. Edhe vet OBSH i përmbahet këtij insistimi , por edhe të tjerë. Zyrtarët amerikanë si Mike Pompeo dhe vet Presidenti Trump e theksojnë origjinën e sëmundjes.

Fushata kineze e propagandës shkoi shumë larg kur zëdhënësi i ministrisë së jashtme së Kinës e nisi një gënjeshtër se ishin amerikanët që e kishin prodhuar dhe lëshuar në Wuhan. Kjo ka zemëruar për së tepërmi qeveritarët amerikanë, të cilët e ftuan ambasadorin kinez në Washington dhe i paralajmëruan kinezët.

Në anën tjetër Kina dhe Rusia janë zënë duke nisur fushatë propaganduese duke provuar të fajësojnë perëndimin dhe shtetet demokratike duke lëshuar lajme të rreme se shtetet perëndimore janë të paafta të përballen me krizën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë