Loading…

Diplomati amerikan: Droga në Shqipëri shqetësuese, lidershipi nën ndikimin e Rusisë

  • 19/03/2017 | 12:31

Diplomati amerikan: Droga në Shqipëri shqetësuese, lidershipi nën ndikimin e Rusisë

I ftuar në një nga televizionet më të rëndësishme në Amerikë për të komentuar vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, diplomati amerikan Adam Ereli është shprehur se çështja e drogës në Shqipëri është bërë mjaft shqetësues.

Ereli, duke folur për Fox News ka theksuar se Shqipëria prej një viti është shndërruar në një nga vendet që ka prodhimin më të madh të marijuanës, ku për këtë arsye shumë qytetarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër lidershipit aktual në pushtet.

Ai gjithashtu, ka hedhur akuza të forta se lidershipi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me Rusinë, dhe për këtë Gjermani është e shqetësuar.

Po ashtu, diplomati amerikan i ka bërë thirrje SHBA që të ketë kujdes me vendet e Ballkanit, pasi ata po bien nën influencën Ruse.

“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Europa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka bërë çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox News.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë