Loading…
Diplomati i BE’së për Politikë të Jashtme viziton Serbinë: Me Vucic do të flasin për Kosovën
  • 17/08/2019 | 11:46

Diplomati i BE’së për Politikë të Jashtme viziton Serbinë: Me Vucic do të flasin për Kosovën

Shefi për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, David McAllister, pritet që të vizitojë Beogradin më 26 gusht ku do të takohet me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic, me të cilin do të bisedojnë rreth dialogut dhe temave të tjera që lidhen me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Metro merr vesh se McAllister do të qëndrojë në Beograd më 26 gusht dhe atje do të zhvillojë takim me Presidentin Vucic.

Temë e takimit do të jetë agjenda e bisedimeve, Kosova dhe çështje të tjera kyçe që lidhen me të dy palët.

Ndryshe, McAllister është diplomat gjerman nga partia e Angela Merkel, i cili nga shkurti i vitit 2017 është zgjedhur Shef për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai u rizgjodh përsëri në të njëjtin post, në zgjedhjet që u mbajten gjatë muajit maj.

McAllister edhe më herët ka deklaruar se për BE’në, është shumë gjë e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezes së negociatave në Bruksel.

“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE’së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, kishte thënë ai.

Ndërsa, sa i përket çështjeve të tjera si taksa 100 përqind, ai disa herë është shprehur se Qeveria e Kosovës duhet ta suspendojë atë, duke e vlerësuar këtë si një vendim jo të rregullt dhe si bllokim të dialogut me Serbinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë