Loading…

Diplomati suedez: Shqipëria në prag të kolapsit

  • 26/04/2017 | 13:34

Diplomati suedez: Shqipëria në prag të kolapsit

Diplomati suedez, Carl Bildt, thotë se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.


Në “Twitter”, ish-ministri i Jashtëm suedez komenton zhvillimet në Ballkan, duke postuar një artikull për thirrjet e opozitës për mosbindje civile, pas dështimit të BE-së për të negociuar fundin e krizës.

Me komentin “Situata në Maqedoni është e keqe, ndërsa edhe në Shqipëri është në prag të një kolapsi politik”, Bildt ka zgjedhur të publikojë një artikull të “Tirana Echo” për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa udhëheqësi i opozitës u bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për mosbindje civile në të gjithë vendin.

Basha tha se protestat do të përshkallëzohen pas dështimit të bisedimeve politike. Thirrja për mosbindje civile shënon një kapitull të ri të bojkotit 66-ditor të opozitës në Parlament dhe protestës së pandërprerë përballë zyrës së kryeministrit Rama, thuhet në artikullin në anglisht të “Tirana Echo”, të postuar nga politikani suedez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë