Loading…

Disa arsye pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

  • 20/04/2021 | 11:14

Disa arsye pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Të flesh më tepër seç duhet ka ndikim negativ në shëndetin dhe jetën e njeriut, prandaj është e rëndësishme të kuptoni dhe zbuloni arsyet pse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme, e cila sjell më pas gjumë të tepërt.


“Bright Side” shfaq arsyet pse ndodhe lodhja e vazhdueshme:

Çfarë e shkakton gjumin e tepërt?

Anemia

Anemia është sëmundja e mungesës së hekurit në gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dobësi.

Diabeti

Diabeti shkaktohet kur insulina e prodhuar në trupin tuaj nuk është në sasinë e duhur. Më pas kjo sjell rritjen e sasisë së sheqerit në gjak.

Hipertiroidet

Problemet me tiroidet nisin kur ato nuk prodhojnë sasinë e duhur të hormoneve. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit.

Sëmundja e Alzhaimer

Gjumi i tepërt shkakton disa akumulime beta-amiloide. Këto akumulime janë shenjat e para të Alzhaimer.

Sëmundja e këmbëve

Kjo sëmundje ka të bëjë me lëvizjen e pakontrolluar të këmbëve gjatë gjumit. Kjo shkakton prishjen e regjimit të gjumit, duke sjellë më pas dobësi trupore.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit ka të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes ndërkohë që ju flini, duke ju prishur gjumin dhe duke sjellë më pas lodhje.

Sindroma e lodhjes kronike

Nëse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme për rreth 3 ose 4 muaj, atëherë ka gjasa që ju të vuani nga sindroma e lodhjes kronike. Kjo sëmundje mund të shkaktohet kur ju keni përjetuar ndonjë eksperiencë traumatike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë