Loading…

Disa fjalë për Diasporën: Kur duhet ti merrni seriozisht ata

  • Nga

  • ARLIND IMERI

  • 06/08/2019 | 12:11

Disa fjalë për Diasporën: Kur duhet ti merrni seriozisht ata

Ankohen për gjithçka dhe shpeshherë pa të drejtë, por mos u hidhëroni. Përkundrazi qeshni në vend të përgjigjes.


Shkruan: Arlind Imeri

Shpesh na bjen të dëgjojmë lloj lloj ankesa nga diaspora kur ata vijnë për pushimet e tyre në Kosovë.

Nga ato më banale si për shembull “ky shtet nuk funksionon, isha për certifikatë në komunë dhe prita një orë” ose “nuk ka shtet se prita në kolonë dy orë” ose akoma më banale “me dënuan policia vetëm se isha i jashtit”, e tjerë.

Këto janë ankesat më të shpeshta që dëgjohen nga diaspora kur ata vijnë në Kosovë.

Dhe shumë rrallë dëgjojmë që ata të ankohen për diçka që do të ishte e drejtë si për shembull plaçka që u bëhet diasporës në kufi ku ata detyrohen të paguajnë një sigurim që nuk mbulon asgjë dhe është vendosur që të pasurojë familjen Thaçi nga Broja dhe familjen Pacolli nga Marevci.

Ose nuk i dëgjojmë të ankohen për sistemin shëndetësor që spitali i shtetit nuk njeh sigurimet shëndetësore të vendeve ku kjo diasporë jeton.

Kur ju që jetoni në Kosovë të dëgjoni ankesat e tyre që për mua janë shumë banale, mos i merrni seriozisht, qeshni me ta sepse kjo është mënyra e vetme për ti injoruar ato ankesa dhe për të ju bërë me dije që ato që po thonë janë plotësisht të pa vend dhe se të njëjtën gjë e përjetojnë edhe në vendet ku jetojnë.

Të nxirret një certifikatë e lindjes, një pasaportë apo ndonjë dokument tjetër, në vendet ku jetojnë ekzistojnë konsullatat dhe ambasadat. Pra është aq e thjeshtë të nxirret një certifikatë në Zvicër ose Gjermani saqë nuk ka nevojë të humbet pushimi duke vrapuar pas dokumenteve.

Ose një tjetër gjë shumë banale është ajo kur diaspora pretendojnë se po të mos ishin ata, kosovarët do të vdisnin.

Kosova nuk vdes pa diasporën. Kosova nuk është më ajo e viteve 1990-1999!

Ata jetojnë edhe 11 muaj tjerë pa ju. Bizneset atje funksionojnë edhe 11 muaj të tjerë pa ju. Nëse ju ndihmoni familjet tuaja sepse ashtu i keni mësuar, dhe nëse keni një familje 4-5 anëtarë dhe asnjë nuk punojnë sepse ju i keni mësuar ashtu, Kosova nuk ju ka borxh asgjë. Sepse ju thjeshtë po i ndihmoni ata që ju i keni lënë invalid të përhershëm duke ju dërguar të holla edhe për letër tualeti.

Kosova nuk ju ka borxh juve trajtim të veçantë, sepse duke ju trajtuar ashtu, ju keni arritur në këtë pikë ku të gjitha ju duken negative.

Sigurisht që Kosova nuk është as Zvicër as Gjermani e as Skandinavi, por për aq sa është më të metat e sajë të cilat më shumë ndikojnë në pjesën e popullatës që jetojnë atje sesa tek diaspora që vijnë për pushimet e tyre dy ose tre javë, ajo funksionon mirë.

Por kur ti dëgjoni duke u ankuar që po plaçkiten në kufi nga vëllezërit e një të ashtuquajturi President dhe nga familja e një bashkëpunëtori të Rusisë si ajo e familjes Pacolli, merrni seriozisht!

Kur ata ankohen që sigurimet e tyre shëndetësore nuk pranohen në Kosovë e që në gjithë botën merren parasysh, edhe këtu merrni seriozisht.

Sado i lirë që të jetë një shërbim shëndetësor, diaspora paguan një sigurim në vendin ku ata jetojnë, dhe po ai sigurim i mbulon të gjitha shpenzimet shëndetësore deri tek transporti në vendet nga ata vijnë në rast të ndonjë aksidenti apo fatkeqësie tjetër.

Dua të sqaroj diçka, në Zvicër ku edhe unë jetoj ka lloje të ndryshme të sigurimeve. Unë paguaj rreth 1000 franga Zvicerane në vit dhe jam i mbuluar për dëmet që mund ti shkaktoj dikujt deri në 1 milion franga në gjithë botën, për probleme juridike që mund të kem deri në 800 mijë franga, për vjedhje dhe për gjitha dëmet që unë apo familja ime mund ti shkaktoj dikujt tjetër duke përfshirë këtu edhe aksidentet me veturë.

Pra është aq e thjeshtë që shteti i Kosovës të mirret me mua që unë të kompensojë të gjitha dëmet që shkaktoj. Por kjo nuk ndodhë kështu sepse pastaj vëllai i një banditi siç është Hashim Thaçi dhe vëllai i një bashkëpunëtori të Vladimir Putin do të mbesin pa para.

Kjo është ajo çka do duhej ta shqetësonte diasporën. Dhe jo kolona ose pse ka pritë 2 orë në kolonë ose pse kosovarët nuk po i “respektojnë”.

(Autori është kolumnist i rregullt i Metros, nga Zvicra)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë