Loading…
Disa fjalë për kritikat dhe lavdatat ndaj LDK’së
  • Nga

  • ISA MUSTAFA

  • 12/07/2019 | 15:54

Disa fjalë për kritikat dhe lavdatat ndaj LDK’së

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka folur për ngjarjet e fundit të partisë së tij, dhe kritikat drejtuar partisë që drejton, duke theksuar se ndjehet mirë për këto kritika, pasiqë siç tha ai kjo tregon se LDK nuk është subjekt që ka brenda kriminelë e banditë.


Shkruan Isa Mustafa

Të nderuar veprimtarë
Janë këto disa nga cilësimet që po i bëhen LDK-së:
Filani… i jap goditje të fortë LDK-së, ai… e godet LDK-në, ajo.. zbraz arsenalin (me gjuhen e “Zerit te Popullit”) kundër partisë së Isa Mustafës, ai tallet me LDK-në… me Isa Mustafën…
Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht përnjëmend ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së.
Dhe mua më vjen mirë që njerëzit e kritikojnë LDK-në. Mburrem se LDK nuk ësht subjekt që brenda ka banditë e kriminelë dhe që askush nuk ka pasoja që na sulmon, që kritikon dhe shfryhet në LDK-në. Pasi nuk guxojnë të shfryhen te tjerët.
Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre.
Do të ishte fatale, sikur LDK të ishte e dobët dhe tu nënshtrohej shantazheve. E sulmojnë sepse është e fortë. Disa nuk e durojnë ideologjikisht, disa i frikësohen se do të vjen në pushtet, prandaj shumë bëhen bashk kundër LDK-së.
Edhe përkundër kësaj lufte LDK po qendron parti e parë, unike në tërësinë e saj dhe e përgatitur ta drejtojë qeverinë e vendit.
Është parti që respekton familjen, fenë, që kultivon traditën, solidaritetin e brendshëm dhe mirëkuptimin.
LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?
Prandaj LDK është e fotrtë, sepse e njeh vetëveten dhe e njeh Kosovën.

(Autori është Kryetar i LDK’së dhe ish Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë