Loading…

Disa javë pas shërimit nga COVID-19, Berlusconi del sërish pozitiv

  • 26/09/2020 | 23:38

Disa javë pas shërimit nga COVID-19, Berlusconi del sërish pozitiv

E mori veten nga Covid-19, por Silvio Berluskoni vazhdon të jetë pozitiv.


Po mbushet muaji që kur lideri historik i “Forza Italias” rezultoi i prekur nga koronavirusi e pati disa shqetësime që çuan drejt shtrimit të tij në spitalin San Raffaele.

Politikani 83 vjeçar qëndroi i shtruar për 12 ditë. Në mesin e shtatorit, ai la spitalin për t’u vendosur në Arcore, nga ku po vazhdon karantimin, kjo për faktin se analiza e tamponit e nxjerr sërish pozitiv.

Lideri historik që në 29 shtator do të mbushë 84 vjeç, u shpreh së në fakt ndihet mirë se nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes. “Nuk kam simptoma. Vetëm se ndihem si një luan në kafaz”, u shpreh ai.

Në momentin kur la spitalin Berlusconi thoshte se “ ndihej sikur kishte kaluar sprovën më të vështirë të jetës. Pasi falënderoi mjekët për profesionalizmin e tyre, u shpreh: “Besoj se ia hodha paq dhe kësaj radhe.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë