Loading…

‘Disa kishin humbur jetën në këmbë’, studentja shqiptare tregon tmerrin në Seul

  • 31/10/2022 | 12:20

‘Disa kishin humbur jetën në këmbë’, studentja shqiptare tregon tmerrin në Seul

Antonela Hilaj, studente shqiptare që jeton në Seul, kishte planifikuar të bëhej pjesë e festës së Hallouinit ku 151 njerëz humbën jetën të shtypur nga turma, por i kishte ndryshuar planet në momentin e fundit.


Ajo rrëfeu në Euronews Albania tmerrin e tragjedisë së ndodhur në Seul që, siç tha, kishte ndodhur për shkak të mbipopullimit të një rruge të ngushtë dhe aspak popullore të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Ajo tregoi disa pamje shumë të rënda, ku disa njerëz kishin humbur jetën në këmbë të shtypur nga turma.

“Gjëja më e tmerrshme ishte se kishte njerëz që ishin në jetë dhe njerëz që kishin humbur jetën në këmbë, të shtypur nga turma. Kanë qenë njerëz që janë ngjitur nëpër mure për të shpëtuar nga turma, pamjet video të filmuara nga njerëz të pranishëm tregojnë atë që ka ndodhur”, rrëfeu studentja shqiptare.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë