Loading…

Disa lagje të Prishtinës mbesin nesër pa ujë

  • 22/10/2022 | 19:27

Disa lagje të Prishtinës mbesin nesër pa ujë

Lagjet Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera të Prishtinës mund të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën më 23 tetor.


Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se do të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.

Njoftim:

Prishtinë, 22 tetor – Gjatë ditës së nesërme 23 tetor, e diel do të realizohen punime teknike , respektivisht ndërhyrje në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik –Prishtinë. Ndërhyrja do të bëhet në fshatin Lupç.

Punimet fillojnë në orën 09:00-16:00.

Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit.

Lagjet e Prishtinës që mund të ndjejnë mungesën e ujit: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë